Dokumenti tronditës i Policisë para vd*kjes së Arlinda Zekajt

Tri ditë para se të vritej mizorisht në Vitomiricë të Pejës, Arlinda Sylaj Zekaj ishte përballur me një tjetër situatë të rëndë në shtëpinë ku jetonte. Ish-bashkëshorti i saj kishte refuzuar t’ia hapte derën edhe në prani të Policisë, ndërsa Prokuroria kishte vlerësuar se siguria e saj ishte parësore dhe se nuk ishte e sigurt të qëndronte në atë shtëpi.

Gazeta Sinjali ka siguruar ekskluzivisht një procesverbal zyrtar të Policisë së Kosovës, të datës 22 tetor 2026, i cili zbulon rrethana të reja të trajtimit institucional të rastit të Arlindës, vetëm tri ditë përpara se ajo të gjendej e vrarë në dhomën e gjumit.

Related article  TRAGJEDI! Merr fl*kë banesa, gjyshja shpëton vetëm një prej fëmijëve

Dokumenti, i identifikuar me numrin 2026-DA-SHZ-1453, përshkruan ndërhyrjen e Policisë në shtëpinë në rrugën “Man Dedushaj” në Vitomiricë, ku viktima kishte raportuar se persona të paautorizuar, familjarë të ish-bashkëshortit, po qëndronin në pronën e përbashkët.

Në ankesën e saj, Arlinda kishte ngritur edhe çështjen e një vendimi gjyqësor lidhur me kujdestarinë e fëmijës, i cili, sipas saj, ende nuk ishte zbatuar.

Related article  Sëmundja i mori jetën papritur, humb jetën këngëtarja e njohur shqiptare vetëm 25 vjeçe

Por ajo që zbulon procesverbali është edhe më shqetësuese.

Në mbrëmjen e 22 tetorit, rreth orës 21:27, Policia e kishte shoqëruar Arlindën drejt shtëpisë së saj. Porta ishte e mbyllur, ndërsa ish-bashkëshorti, Jeton Sylaj, kishte refuzuar ta hapte.

Sipas përshkrimit në dokument, Jeton Sylaj kishte kundërshtuar hapjen e portës, duke u arsyetuar se në aktvendimin gjyqësor nuk ishte përcaktuar që ai duhej t’ia hapte atë ish-bashkëshortes.

Në procesverbal përshkruhet se ai kishte deklaruar se viktimën nuk do ta ndalonte të hynte në shtëpi, por vetë nuk do ta hapte portën.

Related article  Ndalohen “Moltot” për policët! Skënder Hita i al*rmuar merr vendimin urgjent: Tani e mbrapa do hanë vetëm

Kjo situatë kishte sjellë një tjetër ndërhyrje dhe konsultim me Prokurorinë e Shtetit.

Dokumenti zyrtar evidenton se, pas vlerësimit të rrethanave, siguria e Arlindës ishte konsideruar parësore dhe ishte vlerësuar se nuk ishte e sigurt që ajo të qëndronte në atë shtëpi.

Në procesverbal thuhet se, për shkak të pranisë së familjarëve të ish-bashkëshortit dhe situatës së krijuar, Prokuroria kishte udhëzuar që Arlinda të shkonte te vëllezërit e saj.