Skip to content

TRAGJEDI! Merr fl*kë banesa, gjyshja shpëton vetëm një prej fëmijëve

Një tragjedi familjare ka tronditur Izmirin, ku një 56-vjeçare dhe nipi i saj 4-vjeçar kanë humbur jetën pasi një zjarr përfshiu banesën e familjes.

Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës në zonën e Çiğli-t. Sipas informacioneve paraprake, Rezan Korkmaz kishte arritur fillimisht të nxirrte nga banesa nipin tjetër, 2-vjeçarin Mert.

Megjithatë, 56-vjeçarja është rikthyer në banesën që ishte përfshirë nga flakët, në përpjekje për të shpëtuar nipin 4-vjeçar, Yigit. Të dy u gjetën pa shenja jete nga ekipet e zjarrfikësve.

Related article  Ky është shoferi që u përplas me kamionin në Lezhë, motra dhe djali i tij dergjen te Trauma, familjarët japin lajmin e dhimbshëm

LEXO MË SHUMË! “SKANDALI QË TRNDITI TIRANËN/ E dërgoi makinën vetëm për një servis, zbulon se ia kishin shitur dikujt tjetër!”
Trupi i gjyshes u gjet pranë fëmijës, çka ka ngritur dyshimet se ajo është përpjekur ta mbronte nipin gjatë momentit të zjarrit.

Related article  Missing police sergeant discovered in extreme hoarding conditions after welfare check

Gjyshi 59-vjeçar, Bayram Korkmaz, arriti të shpëtonte duke u hedhur nga dritarja e banesës. Ai pësoi djegie në duar dhe në shpinë dhe, pasi mori trajtim mjekësor në spital, u dërgua në banesë.

LEXO MË SHUMË! Aksident i RËNDË! Autobusi del nga rruga dhe përplas disa persona, dy viktima dhe të paktën 14 të plagosur (Video)
4-vjeçari Yigit pritej të festonte ditëlindjen e tij më 23 gusht.

Related article  Donald Trump’s Ex-Lawyer Raises Questions With New Health Claims

Pas përfundimit të autopsive, trupat e gjyshes dhe nipit iu dorëzuan familjarëve. Ndërkohë, autoritetet turke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit dhe rrethanat e tragjedisë.

Published inNEWS