Skip to content

Kërcënon të lërë Kosovën pa ujë, Vuçiç i përgjigjet ashpër Edi Ramës: Ç’punë ka…

Kërcënimi i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të lënë pa ujë Kosovën, duke i ndryshuar rrjedhën lumit Ibër, solli reagime të forta nga Prishtina dhe Tirana zyrtare.

Vuçiç ka komentuar sot deklaratat e fundit në një intervistë për mediat vendase, ku vuri në dukje se bëhet fjalë për “një çështje e brendshme e Serbisë”.

“Nuk e di se çfarë lidhjeje ka Ibri me Shqipërinë”, shprehet ndër të tjera Presidenti serb.

Related article  Pas sherrit në mbledhje/ Egla Ceno SHPËRTHEN: Edi Rama është kancer, duhet të shporret…

LEXO MË SHUMË! Skandali i kazinosë te stadiumi, kush fshihet pas 99% të aksioneve, ja e vërteta e “Venezuelianit çudibërës” te…
Më herët, në një reagim në rrjetet sociale, ministri i Jashtëm shqiptar, Ferit Hoxha, i kërkoi Beogradit që të mos e përdorë ujin si armë politike, duke u shprehur: “Shqipëria shpreh shqetësim të thellë mbi deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik dhe as si mjet për të ndëshkuar një vend apo një popullsi tjetër”.

Related article  Qeveria miraton kete pkete: Deri në 10 paga dhe banesë falas

LEXO MË SHUMË! Sot protesta e 6 qytetare/ Vijon revolta para Kryeministrisë, kërkohet dorëheqjen e Ramës, ja 5 kërkesat për qeverinë
Reagime pati edhe nga ministri serb i Punëve të Jashtme, Marko Gjuriç, i cili tha se Ibri nuk rrjedh nëpër Shqipëri dhe se Tirana zyrtare nuk ka asnjë bazë territorial apo hidrologjike për të përcaktyar mënyrën se si Serbia menaxhon burimet ujore brenda territorit të saj.

Related article  Astrologia Meri Shehu jep parashikimin per keto shenja te horoskopit
Published inNEWS