Jo vetëm indeksim/ Skema e re ndryshon fatin e 755 mijë pensionistëve, ja kush preket dhe …

Pavarësisht deficitit të vazhdueshëm si pasojë e numrit të ulët të kontribuuesve dhe numrit të lartë të përfituesve, skema e pensioneve, po tregon shenja graduale të forcimit.

Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, në periudhën janar-shtator 2026, mbi 150.9 miliardë lekë apo 1.65 miliardë euro janë derdhur në arkën e shtetit nga të punësuarit në sektorin privat dhe publik, si kontribut për skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Të dhënat tregojnë se janë arkëtuar 15.9 miliardë lekë ose 13.5% më shumë se 9-mujori 2025, si dhe me realizim prej 100.5% e planit për 9-mujorin 2026.

Nga ana tjetër kjo shifër është rekord në dekadën e fundit, duke u rritur me 163.35% në raport me vitin 2016, ku të ardhurat nga kontributet ishin në masën 57.3 miliardë lekë.

Related article  Del video 2 e Monikës (me ngjyra)

Kjo ecuri pozitive e të ardhurave nga kontributet lidhet me një kombinim faktorësh që kanë ndikuar në zgjerimin e bazës së kontribuuesve dhe në rritjen e shumave të deklaruara. Konkretisht, mbi 31 mijë kontribuues janë shtuar në skemën e sigurimeve shoqërore gjatë vitit që lamë pas, duke bërë që shifra totale të arrijë në 836,910 kontribuues në vitin 2025.

Një faktor tjetër është rritja e pagave në sektorin publik dhe atë privat. Rritja e pagës mesatare në vend, e cila tashmë i është afruar nivelit të 1 mijë eurove në muaj, ka sjellë edhe një rritje të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të paguara për çdo të punësuar.

Related article  Pas largimit nga PS-ja, Marjana Koçeku sot i jep goditjen Ramës

Në të njëjtën kohë, rezultatet janë ndikuar edhe nga masat për formalizimin e tregut të punës. Kontrollet ndaj nëndeklarimit të pagave dhe përpjekjet për të afruar pagat e deklaruara me të ardhurat reale kanë zgjeruar bazën mbi të cilën llogariten kontributet. Si rrjedhojë, një pjesë e rritjes së arkëtimeve lidhet edhe me përmirësimin e deklarimit të pagave dhe të punësimit.

Në rritjen e të ardhurave kanë ndikuar gjithashtu pagat referencë të vendosura këtë vit për disa sektorë të ekonomisë, ndër të cilët turizmi, ndërtimi dhe shërbimet mjekësore. Aplikimi i këtyre niveleve synon të kufizojë diferencat mes pagave të deklaruara dhe atyre që praktikohen në treg, duke rritur njëkohësisht edhe bazën e kontributeve të pagueshme.

Related article  Vjen reagimi nga Ministria e Shendetesise, konfirmojne se

Një tjetër faktor që ka ndikuar në këtë drejtim është rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë në muaj, e hyrë në fuqi nga janari 2026. Me rritjen e bazës minimale të pagës, është rritur edhe detyrimi minimal për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Kontributet janë ndikuar edhe nga zgjerimi i aktivitetit ekonomik dhe rritja e numrit të subjekteve që ushtrojnë aktivitet të deklaruar.

Për individët, pagesa minimale mujore për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore aktualisht llogaritet në rreth 13,950 lekë.