Skip to content

Pas largimit nga PS-ja, Marjana Koçeku sot i jep goditjen Ramës

Deputetja e Shkodrës, Marjana Koçeku, i është bashkuar sot protestës së diasporës. Pjesëmarrja e saj vjen pak ditë pasi Koçeku njoftoi largimin nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dhe deklaroi se do ta ushtrojë mandatin si deputete e pavarur.

Related article  Klodiana Lala e thote troç”: Një ish-ministre e PS do e pësojë rëndë, SPAK po kap paratë e dala jashtë vendit, ja si pozita ligjore e Belinda Ballukut janë rënduar

Në një prej reagimeve të fundit, deputetja sfidoi kryeministrin Edi Rama dhe shumicën parlamentare që të shpërndajnë Kuvendin e të shkojnë në zgjedhje të parakohshme.

Ndërsa në një tjetër deklaratë, Koçeku foli për kërcënime ndaj familjes së saj, duke i drejtuar një mesazh të drejtpërdrejtë personave që, sipas saj, mund të tentojnë ta intimidojnë.

Related article  Mos i lani rrobat në 30-40 gradë, mund të jetë e rrezikshme

Prania e saj në tubim shihet si mbështetje për protestuesit, në një moment kur ata kanë artikuluar kërkesa kundër qeverisë. Koçeku ishte zgjedhur deputete në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, si pjesë e listës së PS-së në Qarkun e Shkodrës.

Related article  Gjendet i pajete nje person ne vend
Published inNEWS