Rama kërkoi dorëheqjen e të gjithë drejtuesve, ky drejtor e ”sfidon” kërkesën e kryeministrit

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtuesve të administratës, kreu i ARRSH-së, Ami Kozeli, duket se ka vendosur ta sfidojë.

Kozeli publikoi sot në Instagram një marrëveshje me kompaninë e huaj IRD Engineering S.r.l., duke e paraqitur si një marrëveshje të lidhur ditën e sotme.

Related article  A je edhe ti mes tyre? Këto janë 5 shenjat e horoskopit që shpenzojnë më shumë para…

Por sipas një vëzhgimi të Vox News, rezulton se kompania e kishte publikuar në profilin e saj në LinkedIn njoftimin për nënshkrimin e marrëveshjes një javë më parë dhe jo ditën e sotme.

Postimi i kompanisë IRD Engineering S.r në LinkedIn për firmosjen e marrëveshjes një javë më parë

Related article  Pas kaq ditësh proteste, Edi Rama "qetëson" situatën dhe jep lajmin e madh qe i prek te gjithe

Publikimi i marrëveshjes ditën e sotme, nënkupton se Kozeli nuk i është bindur urdhrit të Ramës për të dhënë dorëheqjen dhe se ai vazhdon të jetë në krye të institucionit.

Sakaq, ARRSH është përmendur ndër vite në çështje dhe hetime që lidhen me dyshime për korrupsion. Disa prej dosjeve që lidhen me këtë institucion janë në hetim nga SPAK, ku mes tyre është vetë Kozeli, siç Vox News ka denoncuar skandale të shumta të këtij institucioni.

Related article  Ilir Kulla: Edi Rama më i rrezikuar se kurrë në 14 vite pushtet, PS rrezikon përplasje