Ilir Kulla: Edi Rama më i rrezikuar se kurrë në 14 vite pushtet, PS rrezikon përplasje

TIRANË, 23 Tetor 2026 — Analisti Ilir Kulla ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ndodhet në momentin më kritik të pushtetit të tij përgjatë 14 viteve të fundit. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në News24, Kulla e krahasoi situatën aktuale politike me një lojë shahu ku drejtuesi i qeverisë ndodhet i izoluar.

Related article  Te tjera detaje te reja dalin ne skene per ngjarjen qe trnditi vendin

Sipas Kullës, pas rënies së figurave kyçe politike që e rrethonin, “mbreti” ka mbetur i vetëm në tabelë dhe nuk mund të parashikojë goditjen e radhës. Ai nërvijoi se ndryshe nga më parë, kur Rama dinte të mbante një pjesë të aktorëve pas vetes, sot ai ka arritur të bashkojë të gjithë kundërshtarët në një front të përbashkët.

Related article  Michelle Obama admits that she tested positive for…

Dorëheqjet në administratë dhe e ardhmja e PS-së

Duke komentuar kërkesën e fundit të kryeministrit për dorëheqjen e drejtuesve të institucioneve shtetërore, analisti e vlerësoi lëvizjen por theksoi se ajo është e vonuar dhe duhet të shkojë më tej për të pastruar administratën nga zyrtarët e mbetur prej vitesh në detyrë.

Related article  3 jave para fillimit te shkolles, Ministria e Arsimit ben njoftimin urgjent per te gjithe prinderit

Sa i përket të ardhmes së Partisë Socialiste, Kulla parashikoi përplasje të ashpra brenda lidershipit në rast të një largimi të mundshëm të kryeministrit. Sipas tij, figura e Ramës është i vetmi faktor që mban të bashkuar strukturat e mazhorancës, në mungesë të një ideologjie të mirëfilltë të përbashkët.