Skip to content

Kali u pret rrugen papritur, ciftit qe po udhetonte me motorr! Thuhet se burre e grua (DETAJET)

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Çakrez të Gramshit, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas informacioneve paraprake, një çift bashkëshortësh po udhëtonte me motor, kur një kalë u ka dalë papritur përpara. Si pasojë, drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrëzuar në rrugë së bashku me gruan.

Related article  I shpëtoi mrekullisht atentatit në Elbasan, kush është “Mir Bitoci”? Emri i përmendur krah grupit të “Mandela” Peqinit në trazirat e ’97

Të dy ata kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë ndihmën e parë nga shërbimet e policisë së Gramshit dhe ambulanca.

Fillimisht, të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Gramshit, ku kanë marrë trajtim mjekësor për rreth një orë.

Related article  Aksident tragjik me dy persona qe nderrojne jete, mësohen emrat e viktimave

Por për shkak të plagëve të marra dhe gjendjes së tyre shëndetësore, ata janë dërguar më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Related article  Ja cfare i ndodhi sot mesuesit qe ngacmoi nxenesen e mitur
Published inNEWS