Skip to content

LAJM ‘I KEQ’, Rikthehet i nxehti afrikan, sapo u tha se do beje 40 grade ne Shqiperi

Vendi ynë do të përfshihet sërish nga vala e të nxehtit afrikan, duke sjellë një rritje të ndjeshme të temperaturave që nis që nga dita e sotme.

Sinoptikania Lajda Porja bën të ditur se termometri do të shënojë rritje graduale gjatë ditëve në vijim, ndërsa kulmi i vapës pritet ditën e dielë, ku temperaturat do të shkojnë 40 gradë Celcius.

Related article  Sarah Palin Appearance in Recent Photos Gets People Talking

“Do të rriten nga dita në ditë, që nga enjtja 35 gradë, më pas 37, 38 dhe deri të dielën që shkon 39 dhe 40 gradë. Do ketë një shkëputje nga mesi i javës tjetër një freskim të shkurtër dhe më pas masa të nxehta afrikane”, tha sinoptikania Lajda Porja.

Related article  McDonald’s Brings Back A Decades-Old Fan Favorite—And It’s Not Food

Sipas saj, temperaturat më të larta do të regjistrohen në disa qarqe të vendit, kryesisht në Shkodër, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Fier dhe Tiranë.

Ndërkohë, ajo paralajmëroi edhe për një rrezik të shtuar të zjarreve, si pasojë e temperaturave të larta dhe erës.

Related article  Kesha Throws Champagne Bottle Mid-Performance, Hits Photographer

“Temperaturat e larta do favorizojnë, parametri i erës sidomos në Lezhë e Vlorë, dhe era do të jetë prezente dhe do jetë problem për zjarret”, tha Porja.

Sinoptikanët parashikojnë se muaji korrik do të jetë më i nxehtë se vlerat normale të tij, ndikuar edhe nga efekti El Nino që tashmë është aktiv.

Published inNEWS