Anita i reagon ashpër avokatës së Arlindës: Trego cili Haradinaj na qënka…

Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke shprehur dhimbje për vrasjen e saj dhe duke kërkuar që kryerësi i këtij krimi të marrë dënimin e merituar.

Në reagimin e saj, Mucaj Haradinaj ka kërkuar nga avokatja Adelina Hoxha që të bëjë të ditur publikisht dhe para organeve hetimore se për cilin person me mbiemrin Haradinaj bëhet fjalë, në lidhje me kërcënimet që, sipas saj, i kishte bërë vrasësi i Arlinda Zekajt.

Related article  Ky vend nuk gjen qetesi nga termeti, ja cpo ndodh

Ajo ka theksuar se nuk është hera e parë që persona të ndryshëm e keqpërdorin mbiemrin Haradinaj për të frikësuar dhe kërcënuar të tjerët, duke e përdorur atë si mburojë për veprimet e tyre.

Related article  E bujshme! Rregullohen “Punët”?? Edi Rama i jep postin e madh Elisa Spiropalit, nga sot ajo do të

Mucaj Haradinaj ka shtuar se mbiemrin Haradinaj e mbajnë edhe ajo, fëmijët e saj dhe qindra anëtarë të tjerë të familjes, ndaj ka kërkuar që të mos krijohet paqartësi lidhur me personin të cilit i referohet avokatja.

Related article  Ish-burri i Hueyda El Saied gjen sërish dashurinë, prekëse ajo çfarë po bën tani me djalin e saj

“Ky është një mbiemër që përfaqëson sakrificën dhe dashurinë për atdhe, respektin ndaj shtetit dhe ligjit, e jo strehë horrash e kriminelësh”, ka shkruar ajo në reagimin e saj.

Në fund, ajo ka shprehur shpresën që personi përgjegjës për vrasjen e Arlinda Zekajt të marrë dënimin e merituar.