E bujshme! Rregullohen “Punët”?? Edi Rama i jep postin e madh Elisa Spiropalit, nga sot ajo do të

Seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me tensione të forta dhe zhurmë, duke e kthyer sallën në një arenë të vërtetë përplasjesh. Atmosfera e rënduar vjen si pasojë e bllokadës së krijuar nga deputetët e opozitës dhe përjashtimeve të fundit të disa prej tyre nga Komisioni i Etikës. Që në minutat e para të hyrjes së ligjvënësve, salla u përfshi nga kaosi, duke e bërë të pamundur zhvillimin normal të punimeve.

Pavarësisht thirrjeve të përsëritura dhe të dëshpëruara për qetësi, drejtuesi i seancës e pati jashtëzakonisht të vështirë të vendoste rregull. Mes zhurmës masive u miratua në parim procesverbali i seancës së kaluar dhe u njoftua depozitimi i disa projektligjeve të reja. Situata u agravua më tej kur u bë e ditur se Konferenca e Kryetarëve nuk kishte arritur asnjë mirëkuptim për programin dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit, duke detyruar kalimin e tyre për miratim direkt në seancë plenare.

Related article  Ky është Ismeti që iu mor jeta sonte

Makina i mori flakë në Kardhiq–Delvinë, ndërron jetë te Trauma 37-vjeçari

Gjesti heroik, gazetari ndërpret raportimin direkt dhe bën veprimin e papritur për të shpëtuar shoferin

Përplasje jashtë Kuvendi, protestuesit shtyjnë gardhin metalik të policisë, brenda zhvillohet seanca plenare
Ndërkohë që lexoheshin ndryshimet në delegacionet parlamentare, me emërime të reja si ato të deputeteve Elisa Spiropali dhe Evis Kushi, tensionet vetëm sa u shtuan. Drejtuesi i seancës iu drejtua vazhdimisht deputetëve të opozitës, veçanërisht deputetit Belind Këlliçi, duke u kërkuar në mënyrë të përsëritur të presin përfundimin e procedurave hapëse përpara se të merrnin fjalën. Në një klimë të tillë mbytëse, thelbi i seancës kaloi në plan të dytë, lënë totalisht në hije nga zhurma dhe mungesa e dialogut institucional.

Related article  Taulant Balla tregon vendimin DRASTIK të qeverisë: Vendosim me ligji ndalimin

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pika e parë, miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.10.2026. Procesverbalin e keni marrë në rrugë elektronike. Ta përfundojmë seancën. Ka ndonjë deputet vërejtje? S’ka vërejtje për procesverbalin, quhet i miratuar. Kalojmë tek njoftimet.

Ju lutem qetësi, ju lutem qetësi dhe zini vendet! Ju njoftoj se në Kuvend janë depozituar 9 projektligje nga Këshilli i Ministrave dhe 3 projektligje nga deputetët. Titujt e nismave të depozituara mund t’i gjeni në sistem në sallë, ndërsa materialet… ta hapim, të përfundojmë njëherë, pastaj flasim. Në faqen zyrtare të Kuvendit ju njoftoj se disa ndryshime për përbërjen e delegacioneve të përhershme parlamentare janë gjithashtu pjesë e seancës.

Related article  NË SHQIPËRI RUANIM SE NA VIDHNIN KURSE GREKËT NA DHANË ÇELSAT E VILAVE.

Në mbështetje të nenit 14 të rregullores së Kuvendit, deputetja Elisa Spiropali… ju lutem zini vendet… caktohet anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit. Ndërsa deputetja Evis Kushi caktohet anëtare zëvendësuese në këtë delegacion. Ju lutem zini vendet të vijojmë seancën dhe pastaj merrni fjalën dhe ngrini të gjithë, ngrini të gjithë çështjet tuaja dhe shqetësimet tuaja.Ju njoftoj se në datën 13 tetor 2026, u mblodh Konferenca e Kryetarëve e cila shqyrtoi projektprogramin e punës dhe projektkalendarin e punimeve të Kuvendit. Gjatë shqyrtimit të këtyre dokumenteve, në Konferencën e Kryetarëve nuk u arrit mirëkuptim për miratimin e tyre.