SPAK bën goditjen e radhës ndaj kartelit “Çopja-Çela”, i sekuestrohen pasuri me vlerë 77 milionë lekë, një kompani dhe 24 makina!

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar pasuri me vlerë totale 77 milionë lekë, në kuadër të një hetimi për trafik narkotikësh dhe pastrim parash.

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë caktoi sekuestro preventive mbi pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të Franc Çopjas dhe Ardian Çelës, emra të njohur në botën e krimit në Shqipëri.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë një tokë arë me sipërfaqe 2 mijë m² në Sharrë, Tiranë, si dhe 100% të kuotave të një shoqërie tregtare me seli te rruga e Dibrës në Tiranë.

Në pronësi të kësaj kompanie janë gjithashtu 25 automjete, konkretisht 24 automjete të markës Volkswagen, si dhe një automjet Toyota.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të procedimit penal nr. 187 të vitit 2023 ka zhvilluar paralelisht edhe hetimin pasuror. Ky hetim ka identifikuar pasuri që përbëjnë produkte të veprimtarisë kriminale në emër të subjekteve në hetim dhe familjarëve të tyre.

Related article  TRAGJEDI! Merr fl*kë banesa, gjyshja shpëton vetëm një prej fëmijëve

LEXO EDHE: Drejtori i Policisë nuk mori përsipër sigurinë e deputetëve dhe seanca u anulua! Rama largohet nga vendi, çfarë do të ndodhë nesër në Kuvend?
Me vendimin nr.667, datë 14.10.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë caktoi masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të shtetasve A.Ç. dhe F.C., me vlerë totale 77.000.000 lekë.

Në emër të shtetasit A.Ç:

Pasuria nr. 349/47, zona kadastrale 3321, vol. 12, faqja 5, “Tokë Arë”, me sipërfaqe 2000 m2, e ndodhur në Sharrë, Tiranë, në pronësi edhe të shtetases A.Ç.

Në emër të shtetasit F.C:

Kuota 100% të shoqërisë tregtare ‘Check Company Sh.p.k, në rrugën e Dibrës, Tiranë.

Related article  Tezja dhe nipi gjenden pa shenja jete, detaje nga ngjarja

LEXO EDHE: Çfarë i ka ndodhur Rozana Radit?
Gjithsej janë 24 automjete Volkswagen (modeli Ioniq5 dhe ID3, ID4 ) dhe 1 Toyota (modeli bZ3) në pronësi të kësaj kompanie.

Veprat penale në hetim

Procedimi penal nr. 187/2023 përfshin veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal:

Trafik i lëndëve narkotike;

Pastrim i produkteve të veprës penale;
Grup i strukturuar kriminal;
Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.

Shtetasit nën hetim janë: E.Ç, A.Ç, A.Ç (alias D.Ç), F.B (alias J.B), D.D, P.L (alias P.S.), F. G (alias F.Ç, alias F.H.Ç, S.P (alias V.P), G.Ç, R.M, M.K, M. M, E. Ç, R.Ç, K.Gj dhe D.P.

Rrjedha e hetimit

Organizata kriminale me shtrirje të gjerë ndërkombëtare bashkëpunonte me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet e lëndëve narkotike drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj. Hetimet përfshinë bashkëpunimin intensiv me EUROPOL dhe autoritete nga Belgjika, Franca, Holanda, Gjermania dhe Italia, u bazuan në analizën e të dhënave të komunikimit të enkriptuara të platformës SkyECC. Nga këto hetime janë zbuluar dërgesa shumëtonëshe kokaine nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së, përfshirë Hamburgun, Anversin etj. Gjithashtu janë evidentuar rolet përkatëse të secilit prej pjesëtarëve të grupit kriminal si dhe është dokumentuar i gjithë zinxhiri i transferimit të shumave monetare të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Related article  From Struggling with Weight to Making a Difference: A Woman’s Inspiring Story

LEXO EDHE: E rëndë/ E pëson keq i riu që foli kundër kryeministrit Rama, merret ky vendim drastik ndaj tij
Në kuadër të këtij procedimi penal janë caktuar masa të sigurimit personal ndaj 16 personave.