Disa video intime me përmbajtje të rëndë, me perversitete, sulme seksuale, veprime të turpshme, madje edhe të dënueshme, me sa duket të hakeruara në kohë të ndryshme, pritet të harrojnë videotekën erotike të kompozitorit Adrian Hila, i cili studion e tij muzikore e kishte përshtatur në dhomë harbimi me zonja të artit dhe kulturës, ku merrnin pjesë në performanca treshe edhe katërshe, edhe biznesmenë, këngëtarë biseksualë etj.
Bëhet fjalë për disa politikanë, biznesmenë shqiptarë dhe të huaj, deputetë, ish deputetë, drejtorë, bankierë etj., të cilët shfaqen duke kryer veprimte të turpshme, demostrojnë anën perverse, tërbohen si Kol Kyçi dhe përfshihen në sulme të rënda seksuale në disa qendra masazhi dhe relaksi në Tiranë. Nëse në videot intime të Adi Hilës nuk ka asgjë të paligjshme, përpos filmimit të fshehtë dhe hakerimit të dyshuar, në videot ku shfaqen njerëz të politikës dhe biznesit, dyshohet për krime seksuale si vepra të turpshme, sulme seksuale, ngacmime seksuale.
Disa sekuenca videosh ku personazhe publikë shfaqen të përndezur, turfullojnë për t’u harbuar, fluturojnë të brendshmet dhe u turrem vajzave, por edhe meshkujve të rinj, si demi bezës së kuqe, kanë nisur të qarkullojnë në rrethe të ngushta. Në disa qendra relaksi (spa) ka kamera të dukshme dhe të fshehta, me sa duket për çështje sigurie. Ka dyshime të forta se videot janë hakeruar me qëllim tregtimi dhe fitimi në faqe të posaçme të regjistrimit të intimitetit pa dijeni.
Ndërkaq, disa qendra relaksi jo shumë të njohura dyshohet se përdoren për shfrytëzim prostitucioni. Policia, në bashkëpunim me prokurorinë, ka goditur herë pas here grupe të shfrytëzimin e prostitucionit, duke infiltruar agjentë në këto qendra. Vetëm gjatë viteve të fundit, policia ka arrestuar me dhjetëra administratorë dhe pronarë të qendrave të masazhit në pallate të Tiranës, të përdorura për shfrytëzim prostitucioni, duke ngritur akuza si; prostitucion, shfrytëzimi i prostitucionit, mbatja e lokaleve për prostitucion, moskallzim krimi, pastrim parash etj.
Mes tyre janë arrestuar dhe proceduar në kohë dhe qendra të ndryshme si; Ervin Salku, Helena Melcini, Selma Hita, Jetmira Demiraj, Rexhina Lika, Andi Roshi, Mario Roshi, Anisa Mukaj, Kristos Halili, Lefteri Qerama, Kliton Shuli, Ernest Shkreli, Rigers Fortuna, Ervin Hysolli, Fatjon Hyka etj.