Ala*mohet Policia nga protesta, del SHKRESA “tepër u*gjente” për SHEFAT

Protestat e studentëve dhe shoqërimi i të miturve në komisariate kanë sjellë një reagim nga drejtuesit e Policisë së Tiranës.

Përmes një shkrese të cilësuar “Tepër urgjent”, komisariateve të kryeqytetit dhe atij të Krujës u është kërkuar të tregojnë kujdes të veçantë gjatë ndërhyrjeve policore, veçanërisht në rastet kur përfshihen të mitur.

Shkresa, e firmosur nga zv/drejtori për Sigurinë Publike, kryekomisar Edmond Meshini, vjen pas situatave të krijuara nga protestat e fundit të studentëve dhe u kujton efektivëve detyrimin për respektimin e Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Related article  Ngjarje e rende regjistrohet kete te hene!

Një nga porositë kryesore lidhet me shoqërimin e të miturve në ambientet e policisë. Drejtuesit kërkojnë që, në bashkëpunim me Bllokun e Sigurisë, të merren masa urgjente për menaxhimin e rasteve, me qëllim zvogëlimin e numrit të personave të mitur të mbajtur në këto ambiente dhe transferimin e tyre në ambiente të tjera, brenda kapaciteteve ligjore.

Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe përdorimit të forcës gjatë protestave. Në dokument kërkohet që strukturat policore të njihen me aktet ligjore që rregullojnë përdorimin proporcional të forcës dhe gazit lotsjellës.

Related article  Dalin detaje te plota per ngjarjen e rende qe tronditi Tiranen

Një tjetër pikë e rëndësishme është kontrolli i telefonave celularë. Në shkresë theksohet se nuk duhet të kryhet asnjë kontroll i telefonave pa urdhër gjyqësor dhe asnjë kërkesë për fjalëkalime pa bazë ligjore. Për rastet që përfshijnë të mitur, kërkohet gjithashtu prania e prindit ose kujdestarit dhe psikologut, si dhe plotësimi i dokumentacionit përkatës përpara marrjes në pyetje.

Related article  Dalin detajet e para te ngjarjes se rende ne vendin tone

Policia ka kërkuar edhe bashkëpunim me strukturat e teknologjisë së informacionit për sigurimin e kamerave në ambientet e shoqërimit dhe intervistimit, si dhe ruajtjen e pamjeve filmike deri më 19 tetor 2026. Në dokument kërkohet gjithashtu që çdo punonjës policie në detyrë të jetë lehtësisht i identifikueshëm, ndërsa automjetet e përdorura gjatë operacioneve të kenë numrat përkatës të identifikimit.