Skip to content

Ngjarje e rende regjistrohet kete te hene!

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në afërsi të fshatit Ibë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas informacioneve paraprake, njëri prej automjeteve drejtohej nga një punonjës policie. Pas përplasjes, situata është tensionuar pasi dyshohet se mes personave të përfshirë në aksident ka pasur edhe një përleshje fizike.

Related article  Stefanik undercuts Speaker Johnson with accusations of lying in stunning House GOP spat

Burime bëjnë me dije se gjatë konfliktit efektivi i policisë ka nxjerrë armën e shërbimit nga brezi dhe e ka mbajtur ne dore, por pa e përdorur atë. Deri më tani nuk ka të dhëna se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ndërsa rrethanat që çuan në këtë veprim mbeten ende objekt hetimi.

Related article  White House reveals Trump's 'chronic' health condition as he suffers swelling and bruises

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Shtetit, ndërsa për shkak të përfshirjes së një punonjësi policie, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka marrë në dorë hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.

Related article  E TURPSHME cfare thote Iris Luarasi për protesten e “Zvërnecit”: Në këtë rast është…

Deri në këto momente nuk dihet nëse nga aksidenti apo përplasja e mëpasshme ka persona të lënduar. Autoritetet pritet të dalin me një njoftim zyrtar, ndërsa detaje të tjera mbi ngjarjen priten në vijim.

Published inNEWS