Një video u bë virale në rrjet teksa një efektiv i policisë merr dy molto nga kioskat e vandalizuara nga protestuesit në Tiranë. Të shumtë ishin ata që talleshin, por kishte edhe të tjerë që analizonin situatën në të cilën gjendet Policia e Shtetit. E nisur nga kjo, shqetësimi ka shkuar deri te Drejtori i Përgjithshëm Skënder Hitaj
Sindikata e efektivëve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë duke zgjidhur këtë problem në këto ditë të vështira të protestave në Tiranë. Policët kishin deklaruar se kishin 12 orë pa ngrënë dhe në të tilla kushte u pamundësohej zbatimi me përpikmëri i rregullave siç e kishin të planizuar para çdo dite pune. Kësisoj, Drejtoria e Përgjithshme u ka mundësuar një shërbimi katering duke ia dërguar ushqimin në protestë të gjithëve.
“Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë me sukses për të zgjidhur një situatë emergjente në lidhje me trajtimin e efektivëve gjatë protestave në kryeqytet.
• Shqetësimi i ngritur: Kolegët e ardhur nga rrethet për të menaxhuar protestat në Tiranë u ankuan pranë sindikatës se nuk po ushqeheshin dhe kërkuan që t’u ngrihej zëri për të siguruar ushqim.
• Gjendja në terren: Punonjësit raportuan se kishin kaluar rreth 12 orë pa ushqim dhe pa ujë, ndërkohë që e kishin të pamundur të blinin diçka pasi dyqanet ishin të mbyllura.
• Ndërhyrja e Sindikatës: Sindikata komunikoi menjëherë me Drejtorin, duke i kërkuar me urgjencë që t’u jepej bukë dhe ujë policëve të marrë nga rrethet, si dhe të gjendej mundësia për t’i zëvendësuar që ata të mund të konsumonin të paktën një vakt në ditë.
• Zgjidhja e situatës: Pas këtij komunikimi, kërkesa u plotësua dhe punonjësve të policisë iu dërgua ushqim përmes një shërbimi catering, i cili përfshinte racione me ushqim të ngrohtë dhe ujë. ????????♂️????♀️
Sindikata do të vazhdojë të reagojë në kohë reale për të mbrojtur mirëqenien dhe të drejtat bazë të çdo punonjësi të Policisë së Shtetit në kryerjen e detyrë”.