Skip to content

I shpëtoi mrekullisht atentatit në Elbasan, kush është “Mir Bitoci”? Emri i përmendur krah grupit të “Mandela” Peqinit në trazirat e ’97

Ermir Kërtezi, i njohur edhe me emrin “Mir Bitoci”, është personi që u bë shënjestër e atentatit të ndodhur mesditën e sotme në një lokal në Elbasan.

Kërtezi, i cili prej vitesh jeton jashtë Shqipërisë, është një emër i njohur në kronikat e Elbasanit, veçanërisht për shkak të përmendjes së tij në ngjarjet dhe konfliktet kriminale të periudhës së trazirave të vitit 1997 dhe viteve që pasuan.

Emri i tij shfaqet në kronikat e kohës në një periudhë kur Elbasani u përfshi nga kaosi dhe aktiviteti i grupeve të armatosura pas rënies së skemave piramidale. Në atë periudhë, qyteti u përball me një valë të fortë kriminaliteti, ndërsa disa grupe të armatosura u përfshinë në përplasje dhe ngjarje të rënda.

Related article  Po flinte pranë vajzës së saj të mitur, 20-vjeçarja v ritet nga një p lumb që hyri përmes dritares

Në të njëjtën periudhë, një prej emrave më të njohur të botës kriminale në Elbasan ishte Eduart Peqini, i njohur si “Mandela”, i cili drejtonte një grup të armatosur që u bë i njohur për një sërë veprash të rënda kriminale gjatë trazirave të vitit 1997.

Related article  Man Left Devastated and Confused After Not Getting into Any Residencies on Match Day Gives Life Update 2 Years Later (Exclusive)

Kërtezi, ndërkohë, u largua nga Shqipëria dhe prej vitesh jeton jashtë vendit. Rikthimi i tij në Elbasan është bërë tashmë objekt i një ngjarjeje të rëndë kriminale.

Pamjet e siguruara nga lokali tregojnë momentin kur autori, i cili ndodhej jashtë, ngrihet dhe i afrohet Kërtezit duke i drejtuar armën. Ai tenton ta qëllojë, por arma nuk funksionon. Kërtezi reagon menjëherë, i largohet armës dhe arrin të largohet nga vendi i ngjarjes.

Related article  Dogjen teserat e PS kunder shkrirjes se 15 bashkive, Rama ben reagimin qe habit te gjithe

Autori u arrestua pak orë më vonë nga policia, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur motivin e atentatit dhe nëse ngjarja lidhet me konflikte të vjetra apo me përplasje më të fundit.

Pikërisht e kaluara e Kërtezit në kronikat e Elbasanit dhe fakti që ai jeton prej vitesh jashtë vendit janë tashmë në fokusin e hetuesve, të cilët po verifikojnë edhe rrethanat e rikthimit të tij në qytet dhe arsyen pse u bë shënjestër e sulmit.

Published inNEWS