Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në sy

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka njoftuar se Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani që mbeti i plagosur në sy gjatë protestave studentore në Tiranë, ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë.

Sipas ministres, ndërhyrja e kryer nga profesori Stanislao Rizzo arriti të shpëtonte syrin e të riut. Megjithatë, rrugëtimi drejt rikuperimit të plotë do të vijojë, ndërsa mjekët do të ndjekin ecurinë e tij shëndetësore.

Related article  Ja çfarë paralajmëron qeveria për 755 mijë të moshuar

Vishkulli mbeti i plagosur në syrin e majtë pasi u godit me plumb gome gjatë protestave studentore në kryeqytet. Fillimisht, ai mori trajtim mjekësor në Shqipëri, por për shkak të kompleksitetit të dëmtimit u dërgua në Itali për trajtim të specializuar.

Related article  Tërmeti godet vendin me qindra mijra shqiptare, panik te banorët! Sa ishte forca

Përmes një reagimi publik, Spahiu bëri të ditur gjithashtu se qeveria ka miratuar mbështetjen financiare për trajtimin e 28-vjeçarit. Ministrja falënderoi ekipin mjekësor në Romë për ndërhyrjen, duke vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar.

“Erjon Vishkulli e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën ‘Gemelli’ në Romë, e cila e ka shpëtuar syrin e djalit”, shkruan Spahiu

Related article  Gjykata Amerikane merr vendimin e papritur per vizat e emigrimit per Shqiperine, Trump kerkoi…

Ministrja bëri të ditur se, në emër të saj dhe të qeverisë shqiptare, kishte falënderuar profesor Stanislao Rizzon për ndërhyrjen e suksesshme, ndërsa theksoi se mbështetja financiare për Erjonin u miratua po atë ditë.