E PAPRITUR, u plgos me plmb gome në sy, befason Qeveria, ja cfare e pret Erjonin

Këshilli i Ministrave ka miratuar mbështetjen financiare prej 5 milionë lekësh për mbulimin e plotë të shpenzimeve mjekësore të 28-vjeçarit Erion Vishkulli, i cili u dëmtua me plumb gome në sy gjatë protestës së 24 shtatorit në Tiranë. Kjo nisme do te thote se tani Erjonin e pret nje ndihme e madhe qe atij i jepet deri ne rikeperimin e tij te plote.

Lajmi për financimin e kurimit vjen paralelisht me një zhvillim pozitiv nga Italia ku Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, konfirmoi se ndërhyrja e ndërlikuar kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë ka përfunduar me sukses.

Related article  Ngjarje e rende ne shtetin fqinj, te fundit!

Ekipi mjekësor italian ka arritur t’i shpëtojë syrin të riut dhe të heqë plumbin e gomës që i kishte shkaktuar dëmtimin, ndërsa tashmë vijon procesi për rikthimin e plotë të shikimit.

Sipas vendimit të qeverisë, mbulimi financiar do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) dhe pagesat do të ekzekutohen menjëherë pas dorëzimit të faturave zyrtare nga spitali italian. Zbatimi i këtij akti i është ngarkuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe FSDKSH-së.

Erion Vishkulli mori ndihmën e parë në Spitalin e Traumës në Tiranë pas ngjarjeve të 24 shtatorit, përpara se të transferohej me urgjencë drejt Romës për trajtim më të specializuar.

Related article  ME NE FUND – Ne diten e 68 te protestes merret vendimi i madh qe trondit politiken

Nderkaq, hetimet për rrethanat e dëmtimit vijojnë. Prokuroria e Tiranës ka bërë me dije se plumbi i gomës i nxjerrë nga syri i 28-vjeçarit do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar me saktësi origjinën e tij.

Vendimi i plotë

V E N D I M PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. ERION VISHKULLI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.36, datë 21.1.2026, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2026”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Këshilli i Ministrave

Related article  Matthew Perry's Mom Says Her Son 'Paid the Price' for Trusting Former Assistant in Heartbreaking Letter

V E N D O S I:

1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Erion Vishkulli, në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë.
2. Ky fond përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
3. Pagesa bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.
4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I