Meta takim në burg me dy deputetët e PS-së, ja çfarë u tha

Ilir Meta ka reaguar nga paraburgimi pas një takimi në IEVP “Jordan Misja” me deputetët e PS-së Antoneta Dhima dhe Saimir Hasalla, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

Meta thotë se gjatë takimit u ka paraqitur deputetëve shqetësimet e tij për shkeljet që pretendon se kanë shoqëruar hetimin, paraburgimin dhe procesin gjyqësor ndaj tij. Ai është ndalur veçanërisht te pengimi, sipas tij, për të dhënë intervista për mediat, pavarësisht lejeve të lëshuara nga SPAK, si dhe te konflikti mes GJKKO-së së Shkallës së Parë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, për të cilin thotë se ka çuar në bllokimin e rreth 600 seancave gjyqësore.

Postimi i plotë:

Sot, në IEVP “Jordan Misja”, u takova me kërkesën e tyre me deputetët Znj. Antoneta Dhima dhe Z. Saimir Hasalla, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

LEXO EDHE: Andi Bushati: Revolta brenda PS? Edi Rama takon me urgjencë Belinda Ballukun në Vilën 30! Plani i errët para Dimrit të Madh

Related article  She Ran a Marathon in Her Underwear and Was 'Appalled' by Her Cellulite. Then She Realized Something

U paraqita një ekspoze të qartë të shkeljeve shumë të rënda ligjore, që kanë shoqëruar hetimin, paraburgimin dhe procesin gjyqësor ndaj meje, të cilat janë evidentuar dhe konfirmuar në mënyrë të përsëritur edhe nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Kërkova zbatimin e të gjitha rekomandimeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, veçanërisht atyre që lidhen me garantimin e lirisë së shprehjes, e cila më mohohet qëllimisht prej më shumë dy vitesh.

Pavarësisht kërkesave të paraqitura dhe lejeve të lëshuara nga SPAK për gazetarët, vijoj të pengohem të jap intervista për median gjatë paraburgimit.

Pikërisht për këtë çështje, në rekomandimin e datës 25 maj 2026, Komiteti Shqiptar i Helsinkit theksoi nevojën për garantimin e kësaj të drejte dhe sugjeroi, që intervistat të mundësoheshin edhe përmes mjeteve elektronike, përfshirë platformat online si Zoom.

LEXO EDHE: Si kurrë në Histori! Edi Rama ul drastikisht cmimin e naftës, ja sa do shitet nga sot
Moszbatimi i këtij rekomandimi dëshmon qëllimet e vërteta të këtij paraburgimi tërësisht politik dhe shkeljen e të drejtave të mia përtej çdo imagjinate.

Related article  Burri lyen me benzinë dhe tenton të djegë gruan e tij 67 vjeçare, dyshonte se ajo e

Shqetësimi më madhor, ku u përqëndrova, ishte konflikti i qëllimshëm dhe me regji të qartë politike ndërmjet GJKKO-së së Shkallës së Parë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, që prej të paktën dy muajsh ka bllokuar rreth 600 seanca gjyqësore, me pasoja shumë të rënda, që cënojnë proceset e rregullta ligjore dhe mbrojtjen efektive të qytetarëve të përfshirë në këto procese.

Shpreha keqardhjen e thellë për qëndrimin indiferent të Kuvendit të Shqipërisë ndaj kësaj situate, veçanërisht kur edhe nisma e vetme ligjore e ndërmarrë nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi, më 14 tetor 2026, u refuzua më 22 tetor 2026, për t’u përfshirë në kalendarin e punimeve të Kuvendit.

LEXO EDHE: Vangjeli nxjerr sekretet e forta: Shigjeta doli nga harku, Fundi i Ramës ka ardhur, ja çfarë na pret në ditët në vijim
Po kështu, ndava shqetësimin tim për qëndrimin e Kryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Z. Ilir Rusi gjatë raportimit publik më 13 tetor 2026 në Komision Parlamentar Parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, ku pohoi se nuk kishte ndërmend të ndërmerrte hapa institucionalë për t’i dhënë fund këtij konflikti.

Related article  Habit Sazani Guri: Gratë shqiptare 45-50 vjeç nuk e bëjnë me burrat ne krevat, kjo është arsyeja që ata i tradhtojnë

Një qëndrim i tillë i Kuvendit dhe i KLGJ cënon rëndë besimin e publikut te drejtësia dhe te institucionet, që kanë detyrë kushtetuese për administrimin e proceseve gjyqësore.

Integrimi europian nuk mund të jetë thjesht një objektiv i deklaruar politikisht. Ai kërkon respektimin real të lirive dhe të drejtave themelore, transparencë institucionale, zbatim të standardeve të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe një drejtësi të pavarur, që funksionon në përputhje me ligjin, pa ndërhyrje politike dhe pa standarde të shumëfishta