Kryeministri nuk ndalet! Rama sot kryen LËVIZJEN e fundit, thërret…

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, deputetët e grupit parlamentar dhe anëtarët e kabinetit qeveritar në një takim të zgjeruar që do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave.

Mbledhja është zhvilluar gjate paradites dhe vjen vetëm pak javë pas një takimi të ngjashëm, gjatë të cilit u analizua ecuria e punës së qeverisë dhe u diskutuan prioritetet për vijimin e reformave.

Related article  I FUNDIT: Tjetër “goditje” nga i nxehti afrikan, ja sa do shkojne temperaturat ne Shqiperi

Megjithëse nuk është bërë publike një rend dite zyrtar, burime bëjnë me dije se në fokus pritet të jenë koordinimi i mëtejshëm mes qeverisë dhe grupit parlamentar, si edhe orientimet për çështjet kryesore të axhendës politike dhe qeverisëse.

Related article  Nderron jete në moshë të re mësuesi dibran, simpatizani i flaktë i socialistëve Besjan Cibaku

Takimi pritet të shërbejë edhe si një forum për të vlerësuar punën e ministrive dhe për të diskutuar hapat që do të ndërmerren në muajt në vijim.

Related article  Alarm për temperatura ekstreme në fundjavë, rrezik zjarresh në 6 qarqe të vendit

Mbetet për t’u parë nëse kryeministri Rama do të japë sinjale për ndryshime në qasjen e qeverisë apo do të kërkojë përshpejtimin e zbatimit të reformave, në një periudhë kur zhvillimet politike në vend vijojnë të mbeten në qendër të debatit publik.