Skip to content

Alarm për temperatura ekstreme në fundjavë, rrezik zjarresh në 6 qarqe të vendit

Sipas njoftimit të Institutit të Gjeoshkencave, vendi pritet të përballet me temperatura shumë të larta gjatë periudhës 29 korrik, 2 gusht 2026, duke rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve në pyje.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron se ditën e diel ky rrezik do të arrijë kulmin, veçanërisht në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër, ku priten vlera të larta të temperaturës.

Related article  Meteorologia: Ja çfarë moti do të ketë muaji Gusht

Në qarqet e tjera, niveli i rrezikut për ditën e diel është klasifikuar si “i moderuar”.

Temperaturat e parashikuara

Zonat e ulëta: deri në 39.5°C, me pikun në bashkinë Peqin.

Related article  Nje ngjarje me pasoja ka ndodhur diten e sotme

Bregdeti: deri në 38.9°C.

Zonat kodrinore: deri në 38.3°C.

Zonat malore: deri në 33.3°C.

Instituti thekson se rritja e temperaturave do të vazhdojë deri të shtunën, 1 gusht, kur pritet të arrihet edhe maksimumi.

Related article  Nderron jete 15 vjecari qe beri bashke nje Shqiperi te tere

Paralajmërimi vjen në një periudhë kur rreziku nga zjarret është i lartë ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar.

Published inNEWS