Analisti Muça: Nga burime të sigurta një grup

Në prag të tubimit të madh të paralajmëruar për të shtunën e 24 tetorit përpara Kryeministrisë, tensionet dhe paralajmërimet për incidente të mundshme kanë arritur një nivel të ri. Analisti Flogert Muça ka ngritur dyshime të forta mbi praninë e mundshme të provokatorëve të jashtëm, duke deklaruar se grupe të caktuara nga Maqedonia e Veriut mund të udhëtojnë drejt Shqipërisë me qëllim për të shkaktuar trazira gjatë protestës.

I ftuar në studion e emisionit “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, Muça ndau informacione që ai theksoi se i ka siguruar nga kontakte të ngushta. Sipas tij, bëhet fjalë për një organizim jashtë kufijve shtetërorë për t’u bashkuar me turmën dhe për të nxitur episode të dhunshme në kryeqytet.

Related article  Ngjarja e Ksamilit, policia bën zbulimin e fortë

“Burime të mirëinformuara nga terreni, shumë konfidenciale, më kanë konfirmuar se ka dyshime shumë të forta që matanë kufirit tonë, në Maqedoninë e Veriut, po përgatitet që të vijë në ditën e shtunë një grup problematik. Fatkeqësisht, grupi që do të vijë do të jenë shqiptarë. Mund të shkaktojnë situata të pakëndshme në Tiranë”, u shpreh analisti gjatë fjalës së tij.

Related article  Zbardhet identiteti i shqiptarit qe humbi jeten ne ngjarjen e rende

Ky paralajmërim vjen në një moment tejet delikat për kryeqytetin, i cili ndodhet në ditën e dhjetë të një vale të pandërprerë protestash. Gjatë ditëve të fundit, tubimet janë shoqëruar shpesh me tensione të larta dhe përplasje fizike mes demonstruesve dhe forcave të Policisë së Shtetit. Thirrja për një protestë masive më 24 tetor ka mobilizuar strukturat e rendit, të cilat pritet të kalojnë në gjendje gatishmërie të lartë, duke përfshirë mundësinë e shtimit të kontrolleve në pikat kufitare.

Related article  “Ky është njeriu që sali berisha I frikësohet më së shumti!”

Klima e rënduar politike dhe pamjet e përplasjeve në Tiranë kanë tërhequr ndërkohë edhe vëmendjen e faktorit ndërkombëtar. Zyrtarë të huaj, përfshirë senatorë amerikanë dhe eurodeputetë, kanë reaguar ashpër ditët e fundit, duke bërë thirrje urgjente për ndalimin e dhunës, garantimin e të drejtës për tubime paqësore dhe shmangien e çdo gjuhe kërcënuese nga të gjitha palët e përfshira.