Vetëm 9 ditë në detyrë, Sadleva Bodo dorëhiqet nga Burgjet

Sadleva Bodo është ndër emrat e parë që i është përgjigjur kërkesës për dorëheqje të drejtuesve të institucioneve shtetërore, të përcjellë nga kryeministri Edi Rama. Ajo ka paraqitur dorëheqjen nga detyra e drejtoreshës së Përgjithshme të Burgjeve, vetëm nëntë ditë pasi ishte emëruar në këtë post.

Bodo është paraqitur mëngjesin e së premtes në Ministrinë e Drejtësisë, ku ka dorëzuar dorëheqjen, pas kërkesës së komunikuar nga ministri Toni Gogu.

Rasti tërheq vëmendje për kohën e shkurtër që ajo qëndroi në detyrë. Bodo u emërua më 14 tetor me vendim të Këshillit të Ministrave, duke zëvendësuar Adriatik Kupin, i cili ishte larguar pas rreth shtatë muajsh në krye të institucionit.

Related article  Protesta ne shesh! Çfarë ndodhi dje pas orës 22:00 qe ‘terboi’ Policine e Shtetit? Deri tani dihet se 16 persona ...

Tashmë, edhe pasardhësja e tij ka paraqitur dorëheqjen, pa pasur më shumë se nëntë ditë në dispozicion për të ushtruar funksionin dhe për të treguar rezultatet e punës së saj.

Lëvizja vjen një ditë pas takimit të zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë, rreth orës 15:00, ku Toni Gogu u ka komunikuar drejtuesve të institucioneve në varësi kërkesën për largim nga detyra.

Related article  LAJM I FUNDIT/ Aksident ne det, nderron jete nje person

Valë dorëheqjesh në administratë

Kërkesa e kryeministrit Edi Rama raportohet se përfshin drejtues të institucioneve të varësisë në disa ministri, si dhe të agjencive shtetërore e kompanive publike në sektorë të ndryshëm.

Në listën e institucioneve ku priten lëvizje përfshihen Tatimet, Doganat dhe struktura të tjera të administratës publike. Sipas raportimeve, procesi i paraqitjes së dorëheqjeve ka nisur këtë të premte, më 23 tetor, dhe pritet të përfundojë deri të hënën, më 26 tetor.

Related article  “Doni të më dëgjoni apo doni të më…?”, Rama përplaset me gazetaren e CNN: Harrojeni Ishullin e Trump, ja e vërteta që nuk dini

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse dorëheqjet do të sjellin largimin përfundimtar të drejtuesve apo nëse disa prej tyre do të rikonfirmohen në postet që mbajnë. Deri në marrjen e vendimeve përkatëse, nuk mund të konsiderohet i përcaktuar fati i secilit prej tyre.

Dorëheqja e Sadleva Bodos shënon një nga lëvizjet e para të raportuara në këtë proces, i cili pritet të sjellë ndryshime në drejtimin e disa institucioneve shtetërore.