Jep dorëheqjen Blerina Gjylameti, largohet nga drejtimi i AKU-së

Blerina Gjylameti, drejtuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në kuadër të lëvizjeve të kërkuara nga kryeministri Edi Rama për drejtuesit e institucioneve në varësi të ministrive.

Dorëheqja e saj vjen pas urdhrit të kryeministrit, i cili të enjten pasdite u kërkoi ministrave dorëheqjen e drejtuesve të agjencive shtetërore, si në Tiranë, ashtu edhe në rrethe.

Related article  Të paktën 13 persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë

Sipas burimeve qeveritare, drejtuesit që preken nga kjo nismë do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë, pasi faza e parë e procesit parashikon vetëm formalizimin e dorëheqjeve përmes një shkrese zyrtare.

Related article  Qeveria i dha 4 milionë euro dhe qytetarët po protestojnë, reagon Kanye West

Në fazën e dytë pritet të analizohet performanca e secilit drejtues që ka paraqitur dorëheqjen, përpara se të vendosen hapat e mëtejshëm. Deri më tani, qeveria nuk ka dhënë një koment zyrtar për këtë valë dorëheqjesh.

Në total, janë më shumë se 130 drejtues të agjencive shtetërore në nivel qendror dhe lokal që pritet të paraqesin dorëheqjet e kërkuara.

Related article  Rama nis tentativat për të shuar protestat kundër tij, procedohen..

Nisma e kryeministrit Rama synon rishikimin e drejtimit të institucioneve shtetërore, ndërsa faza e ardhshme pritet të përqendrohet te vlerësimi i performancës së drejtuesve në kuadër të parimit të meritokracisë në administratën publike.