“Çohu dil jashtë”, Luan Rama ndërpret emisionin, urdhëron Sara Milen të lërë studion: Këtu s’bën dot si do ti

Një debat i ashpër është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Drejt”, mes drejtuesit Luan Rama dhe deputetes së Partisë Socialiste, Sara Mila.

Përplasja nisi pasi Luan Rama kundërshtoi komentet e deputetes për të ftuarit e tjerë në panel, duke i kërkuar të largohej nga studioja. Situata u tensionua më tej, kur ai i tha se emisionin e drejtonte vetë dhe se në studio nuk mund të sillej si të donte.

Related article  Balluku po përdor sht*tzëninë për t’i shpëtuar burgut? Berisha akuza te forta

Mila nuk pranoi të largohej me urdhër të drejtuesit, duke iu përgjigjur se do të ngrihej kur të dëshironte vetë. Debati vijoi me replika të forta, ndërsa Luan Rama e paralajmëroi se do t’i mbyllte mikrofonin.

Pjesë nga debati mes tyre:

Luan Rama: Sara të lutem, më fal. Atëherë dëgjo, nëse ka një prag mund të çohesh nga tavolina tani dhe dil përjashtë.

Related article  E papritur ne qytetin shqiptar, lajmi qe ka befasuar banoret

Sara Mila: Patjetër! Unë çohem…

Luan Rama: Që tani. Emisionin e drejtoj unë. Dhe në emisionin tim nuk ka budallallëqe.

Sara Mila: Ua them unë, ua them unë.

Luan Rama: Tani nuk të lë fare. Jo, do ta mbyll mikrofonin dhe do çohesh dhe do dalësh jashtë.

Related article  Habit shefi i Qeverise

Sara Mila: Unë çohem kur dua unë të çohem dhe jo kur më thoni ju.

Luan Rama: Çohesh kur dua unë. Në emisionin tim nuk bën dot ti konkluzione se nuk u tha asnjë budallallëk. Secili mban përgjegjësi për fjalët që thotë.

Sara Mila: Si mund ta lejoni?

Luan Rama: Nuk lejoj askënd.