Shtatë të vr*rë dhe 28 të pl*gosur nga të shtënat në një kishë

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe 28 të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një kishë ortodokse greke në provincën Karak, në pjesën qendrore të Jordanisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një ceremonie funerale, rreth 180 kilometra në jug të kryeqytetit, Aman. Sipas Drejtorisë së Sigurisë Publike, persona të armatosur hapën zjarr brenda ambienteve të kishës.

Related article  Zhvillime te reja per ngjarjen e rende qe trnditi Fierin

Deri në momentin e raportimit, autoritetet nuk kishin bërë të ditur identitetin e autorëve dhe as motivet e mundshme të sulmit.

Zëdhënësi i qeverisë jordaneze, Mohammad al-Momani, deklaroi se shërbimet e sigurisë kishin nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit.

Related article  Habit ligji i ri! Mund tju marrin shtepine nese

Provinca Karak është një zonë ku jeton edhe një pakicë e krishterë. Ajo është përballur edhe më parë me sulme të përgjakshme.

Në vitin 2016, persona të armatosur sulmuan forcat e policisë dhe një zonë turistike pranë një kështjelle historike në Karak. Nga ai sulm mbetën të vrarë 10 persona, mes tyre shtatë efektivë policie, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.

Related article  Edi Rama i gëzon të gjithë me SUPER LAJMIN: Nga 1 janari, ndodh kjo gjë

Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe motivet e sulmit të fundit.