Tragjike, ky është Bajrami që humbi jetën në Aksident

Një aksident i rëndë rrugor ka marrë jetën e një 39-vjeçari në zonën e Lushnjës, ndërsa pesë persona të tjerë, mes tyre edhe tre fëmijë, kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çermë Shkumbin, në segmentin rrugor Çermë–Divjakë, ku dy automjete, një BMW dhe një Opel, janë përplasur ballë për ballë në rrethana që ende po hetohen nga autoritetet.

Related article  7 Lesser-Known Facts About Samantha Busch and Her Life With NASCAR Star Kyle Busch

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën Barjam Kacani, 39 vjeç, i cili udhëtonte me automjetin tip Opel. Viktima ishte baba i tre fëmijëve, ndërsa lajmi për vdekjen e tij ka pikëlluar familjarët dhe të afërmit.

Në aksident u plagosën edhe pesë persona që ndodheshin në automjetin BMW, mes tyre tre fëmijë. Të lënduarit u transportuan me urgjencë në Spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Related article  Avioni del nga pista, pasoja fatale

Sipas burimeve nga spitali, fëmijët e lënduar ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mjekët po vijojnë trajtimin edhe për të plagosurit e tjerë.

Related article  Ishte e papritur! Ja “plas” stuhia e shiut, shkatërron gjithçka ne kete qytet

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë efektivët e policisë dhe grupi hetimor, të cilët, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksidentin fatal.

Autoritetet pritet të publikojnë më shumë detaje pasi të përfundojnë ekspertizat dhe veprimet hetimore në vendngjarje.