Vizita e Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara është shoqëruar me një reagim të ashpër nga Evi Kokalari, e cila ka rikthyer një akuzë të rëndë që lidhet me ngjarjet e vitit 1997 dhe ish-ambasadoren amerikane në Tiranë, Marisa Lino.

Në një reagim në rrjetin social X, Kokalari ironizon vizitën e Berishës në SHBA dhe pretendon se ndaj tij duhet të ndërmerret një hetim lidhur me një urdhër të dyshuar për sulmin ndaj automjetit të ambasadores amerikane.

Related article  Nderruan jete ne Vlore, dalin identitetet e personave qe humben jeten!

Kokalari pretendon se për këtë ngjarje ekzistojnë tre dëshmitarë, mes tyre edhe shoferi i ambasadores, i cili, sipas saj, jeton aktualisht në Nju Jork. Ajo pretendon gjithashtu se këta persona mund të dëshmojnë për atë që, sipas saj, ka ndodhur në vitin 1997.

Related article  Merr fund marrezia! Qeveria merr vendim drastik qe prek mijera shqiptare

Në fund të reagimit, Kokalari i drejtohet në mënyrë publike edhe FBI-së në Nju Jork, duke kërkuar vëmendje ndaj pretendimeve të saj.

Related article  NJOFTIMI URGJENT, Lufta me Iranin, Ambasada e SHBA ne Tirane ben paralajmerimin e forte per cdo qytetar te…

Reagimi i plotë:

“Një ‘mrekulli lirie’? Duhet të arrestohesh për urdhrin për të ‘asgjësuar’ ambasadoren amerikane në Shqipëri, Marisa Lino, në vitin 1997.

Tre dëshmitarë, përfshirë shoferin e ambasadores, i cili pothuajse u vra dhe tani jeton në Nju Jork, mund të dëshmojnë.