Skip to content

Nderruan jete ne Vlore, dalin identitetet e personave qe humben jeten!

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot, më 22.03.2026, në aksin Vlorë–Kotë, në zonën e fshatit Drashovicë, përgjatë rrugës së lumit të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete. Drejtuesit e tyre, Adi Alushaj, rreth të 30-ve dhe Esat Brahimaj, rreth të 40-ave, kanë humbur jetën.

Related article  I pastrehu gjen valixhen me para dhe i shpërndan në rrugë

Ndërkohë, pasagjeri Andrea Begaj është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi:

Sot, rreth orës 20:55, në aksin rrugor Vlorë–Kotë, në vendin e quajtur “Ura e Vodicës”, janë përfshirë në një aksident të rëndë rrugor dy automjete, me drejtues shtetasit A. A., rreth 30 vjeç dhe E. B., rreth 40 vjeç.

Related article  I merret jeta Viktor Bardhit, hkmarrja e “fjetur” e fisit të tyre me atë Reçi (NJOFTIMI I POLICISË)

Si pasojë e aksidentit, të dy drejtuesit e automjeteve kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa një pasagjer, shtetasi A. B., rreth 40 vjeç, që udhëtonte në automjetin me drejtues shtetasin E. B., ndodhet në gjendje të rëndë.

Related article  Bota në alarm për El Niño-n më të fuqishëm në 1.000 vjet, qytetarëve u kërkohet të mbajnë rezerva..

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Published inPetravu