Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka diskutuar rreth çështjes së Agron Shehajt, i cili rrëmbeu marrëveshjen sekrete me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kuvend dhe iku me vrap.
Por jo vetëm kaq, pasi Kapri u ndal edhe te pasuria e Shehajt, duke treguar se si ai arriti që të ngrinte një perandori në këtë vend.
》Gazetari: Vetëm kur zbulova se kishte një vilë me vlerë 15 milionë euro thashë ‘uau sa i varfër që jam’.
》Kapri: Po t’a shpjegoj me dy minuta historinë e tij. Iku me familjen, me anije që në vitin ’91.
》Gazetari: Në Itali?
》Kapri: Në Itali. U rrit atje, u edukua, mbaroi universitetin në Firence dhe u kthye në Shqipëri. E kishte një ide. Duke parë që të rinjtë shqiptarë flisnin shumë mirë italishten, vendosi të hapte një biznes, i pari në Shqipëri, të telekomunikacionit.
》Sharka: Call Center?
》Kapri: Po. U ka marrë borxh prindërve 40 mijë euro.
》Sharka: Po prindërit ku i kishin gjetur 40 mijë euro?
》Kapri: Kursime jete se kishin 20 vite që jetonin dhe punon në Itali.
》Gazetari: Kështu tha edhe Veliaj kur u martua në Gjirokastër, se u martova me kursimet e mamasë.
》Kapri: I ke të gjitha në bankë. Mos e banalizo tani se nuk po flasim për atë.
》Gazetari: Jo, jo
》Kapri: Pra po të them, mori 40 mijë euro borxh prindërve dhe nisi biznes. I krijoi ekonomisë shqiptare përmes një sektori që të vijnë miliarda e miliarda, sepse u hapën me dhjetëra e qindra kompani të tjera në këtë sektor. Nuk është i vetmi biznes pasi Agroni ka bërë edhe biznese të tjera në teknologji e tjerë, e tjerë. E sigurisht e ka ndërtuar punën në Perëndim. Të gjithë klientët e Agronit janë në Perëndim, nuk janë këtu.