Mjekët e Spitalit të Durrësit, kanë dhënë detaje të reja në lidhje me gjendjen shëndetësore të pacientit për të cilin përgënjeshtruan raportimet e bëra nga JOQ Albania se atij nuk i është dhënë mjekimi i duhur mjekësor, duke pretenduar se ai kishte vdekur.
Në një intervistë për mediat kirurgu Dr. Naim Mediu, ka zbuluar se bëhet fjalë për Artan Andonin, 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në repartin e Terapisë Intensive (Reanimacion), duke zbuluar se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Kirurgu zbuloi se pacienti në fjalë ka qenë operaur më parë në QSUT dhe ndërhyrja e dytë kirurgjikale ka përfunduar me sukses në Spitalin e Durrësit dhe pacienti po monitorohet nga stafi mjekësor.
Mësohet se ndërhyrja e parë e 52-vjeçarit është kryer më 29 qershor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), ku pacienti iu nënshtrua një operacioni në enët e gjakut. Ndërsa ndërhyrja e dytë u bë nëë Spitalin Rajonal të Durrësit.
Sipas mjekut, pacienti është mbartës i virusit HIV, por nuk është transmetues, fakt që nuk ka ndikuar në kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale.
Po ashtu, dyshohet se 52-vjeçari mund të kishte konsumuar heroinë përpara se të rikthehej në spital për ndërhyrjen e dytë.
Pavarësisht konsumimit të heroinës, operacioni i tij është kryer me sukses dhe gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.
Fjala e mjekut:
Gjendja e pacientit është shumë e mirë, pas interventit që ka bërë sot rreth orës 2 të pasdites deri nga ora katër. Pavarësisht llojit të operacionit, ka pasur një dekurs të mirë post operator. Gjendja e të sëmurit, jo vetëm që është gjallë po është në parametra të mirë. Momentalisht është zgjuar. Po qëndron në dhomën e terapisë intensive, aty ku rrinë gjithë të sëmurët që kryejnë një operacion.
Ai është operuar për një defasirizim të anësisë së majtë. Indikacionet për intervent përcaktohen nga QSUT sepse është detyrë e tyre. Është operuar për herë të parë në QSUT. e kemi dërguar për një kontroll për të treguat taktikën operatore sepse është detyra e tyre. dhe e drejta e tyre. Sipas këshillës së tyre është operuar këtu te ne.
Operacioni nuk ishte i lehtë. Mendoj se operacioni u realizua shumë mirë sepse u realizua nga një staf me eksperiencë për më shumë se 30 vite. I sëmuri do të qëndrojë nën observim për një periudhë më të gjatë kohore, për shkak të sëmundjes që e ka prekur.
