Skip to content

Sulmohet me gurë autobusi nga Kosova

Një autobus me pushues nga Kosova është sulmuar me gurë derisa ishte në qarkullim në Kukës, gjatë kthimit drejt Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur të hënën në rrugën e aeroportit në Kukës, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur gurë në drejtim të autobusit, duke shkaktuar dëme materiale.

Related article  Një grua e moshuar humb jetën në mo tel me të dashurin

Si pasojë e sulmit është thyer njëri prej xhamave të përparmë të autobusit, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Related article  US state set to execute first woman in over 200 years – her horrific crime revealed

Sipas informacioneve të siguruara, nuk raportohet për persona të lënduar.

Kompania kosovare që operon autobusin e ka konfirmuar rastin për Gazetën Sinjali, por ka kërkuar që identiteti i saj të mbetet anonim.

Related article  “Ku te shkoj une?”/ I moshuari në Fier qëndron pranë shtëpisë së djegur, historia e trishtë që te kput shpirtin
Published inNEWS