Skip to content

Edi Rama u jep lajmin e bujshëm protestuesve, zbulon “surprizën” që ka përgatitur për nesër

Duke marrë shkas nga përgatitja e fjalimit të tij nga zyra përballë sheshit të protestës, që do e mbajë nesër në mbledhjen e grupit të PS dhe të Qeverisë, ai ndau një video-mesazh në rrjetin social me sfondin e thirrjes së mijëra qytetarëve për dorëheqjen e tij.

Kryeministri gjithashtu ka kënduar edhe refrenin e protestës: “Rama jepe dorëheqjen”, teksa në sfond ka edhe ekranin e kompjuterit të tij, ku dallon një pjesë e fjalimit, me nëntekst për ata votues të PS që i kanë dalë kundër.

“Përshëndetje, nuk e di a dëgjoni, kjo është kënga ime e preferuar. Jam duke shkruar fjalën për nesër, në mbledhjen e grupit Parlamentar dhe Qeverisë dhe desha të ndajë me ju këtë moment sepse është një kor që më ezalton; ‘Rama jepe dorëheqjen”. Shihemi nesër paradite, nuk e di orën e saktë, mbledhja fillon në 9.30, por ishte kënaqësi që të ndaja me të gjithë reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flamingove. Ai që ishte, se ky që ka mbetur është i sorrave dhe korbave”, thotë kryeministri në videomesazh.

Kurse në tekst karshi postimit ai nënvizon se:

Related article  French Rape Survivor Gisèle Pelicot Says Falling in Love Again at Age 73 Was a 'Gift from Life'

“Mirmroma ka Tirona e kontradiktave. Zhurm, zhurm, shumë shumë zhurmë. Përgatitje me audio live nga bulevardi. Kush ka interes nesër paradite do jem me ju”.

Ndërsa në ekranin e PC shkruhet:

Related article  'Më përzuri nga shtëpia kur humbëm fëmijët', Martesa e shkatërruar nga alkooli dhe tradhtia

“Ju që mbushët bulevardin dhe rrjetet sociale me protestën tuaj, nuk protestuar kundër Shqipërisë që ne ndërtuam gjatë tre mandateve tona. Dhe këtu po flas posaçërisht për ata jo të paktë që ishin votues, mbështetës apo edhe anëtarë të Partisë Socialiste; po flas edhe për ata që…”.

rama mesazhi

Published inNEWS