Skip to content

Agron Shehaj su lejua të futej në Parlament, habit Ylli Manjani: Të isha në vendin e gardistëve, do t’ia fusja me shpullë turinjve

Juristi Ylli Manjani ka komentuar incidentin që ndodhi në nisje të seancës së sotme plenare, ku kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nuk u lejua nga gardistët të hynte në sallën e Kuvendit.

Manjani tha se punonjësit e Gardës po kryenin detyrën e tyre dhe se, nëse do të ishte në vendin e tyre, do ta godiste me shuplakë Shehajn.

Related article  Aktivisti PARALAJMËRON Ramën: Nëse nuk jep dorëheqjen deri në shtator, do të…

Sipas tij, nëse ushtron dhunë, atëherë do të përballesh me dhunë.

Manjani: Pyetja konkrete është: Si zgjidhet kjo përplasje? Ai thotë: “Unë jam deputet, hape rrugën aty, legen”. Shpullë turinjve do t’ia fusja po të ma bënte mua atë. Do t’i thosha: “Ec, legen, përjashta”. Ai gardisti atë punë ka atje, të ndalojë atë që nuk lejohet të hyjë.

Related article  Donald Trump Stayed Up Through Stephen Colbert's Final Late Show Episode, Then Shared His Giddy Reaction in 2 A.M. Post

Atij i kanë vendosur një pengesë dhe ai do që ta çajë, por në fund do ta pësosh. E gjithë historia është kjo: nëse do të bësh dhunë, do të marrësh dhunë mbrapsht. Pra, nëse do që të hysh me forcë në Parlament, kur e ke të ndaluar, do të nxirresh, siç ka thënë Jozefina, “prej zhelesh”. Këta gardistët duhet të respektojnë porosinë e Jozefinës: “Prej zhelesh jasht”.

Related article  I merret jeta një personi nga kushëriri i tij 25 vjeçar për arsye banale
Published inNEWS