Ndryshon moti ne vendin tone, ja cfare pritet

Instituti i Gjeoshkencave informon se sot pasdite dhe nesër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Fier dhe Berat priten reshje mesatare.

Në qarqet Kukës, Dibër, Durrës dhe Tiranë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në këto qarqe priten shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Related article  Shifra te fr*kshme te humbjeve te jetes nga aksidentet ne vendin tone!

Nesër në Verilindje në lartësitë mbi 1300 m nga niveli i detit reshjet pritet të jenë në formë dëbore.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarkun e Vlorës.

Related article  E TURPSHME cfare thote Iris Luarasi për protesten e “Zvërnecit”: Në këtë rast është…

Përsa u përket temperaturave, nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 11 / 17°C, në vendet e ulëta: 10 / 17°C dhe në vendet malore: 4 / 10°C. Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.