U nisen drejt Shqiperise, por …

Një avion i linjës “British Airways” i nisur mëngjesin e sotëm nga Londra në drejtim të Tiranës, ka pësuar defekt në ajër, pas rreth 1 orë fluturim, dhe është detyruar të kthehet sërish pas. Dhjetëra shqiptarët dhe shtetasit e huaj në bord, kanë përjetuar minuta tmerri.

Stafi i ka njoftuar pasagjerët se avioni kishte pësuar defekt dhe duhet të kthehej sërish në bazën e nisjes, në aeroportin e Heathrow Airport, në Londër.

Related article  SPAK gati të thërrasë Edi Ramën? Dikush i ka nxjerrë të gjitha, dhe ka folur! Zbardhen detajet nga dëshmia e fortë në Vjenë

Një ndër pasagjerët e shumtë në avion ka qenë dhe pastori Paulin Vilajeti, i cili thotë se fatmirësisht, edhe përse ka ardhur me vonesë në Tiranë, çdo gjë ka shkuar mirë dhe ka zbritur shëndoshë e mirë në tokë.

Related article  Protestat po i shkundin qeverinë! Edi Rama bën reagimin urgjent

“Pas një ore fluturim me British Airways, nga Londra për në Tiranë, avioni pësoi defekt në ajër dhe u detyruam të kthehemi sërish në Heathrow. Falë Zotit Jezus, çdo gjë përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Zbritëm shëndoshë e mirë në tokë!

Nganjëherë, dhurata më e bukur e jetës nuk është arritja e një destinacioni… Është thjesht hiri për të qenë përsëri me këmbë në tokë.

Sot nuk mbërrita në Tiranë në orar, por mbërrita më afër qiellit. Kuptova edhe një herë se jeta jonë është tërësisht në duart e Tij”, shkruan ndër të tjera Pastori Paulin Vilajeti.