Dalin pamjet e renda nga ngjarja e Shkodres

Dalin pamjet e aksidentit tragjik që ndodhi mesditën e djeshme në Shkodër, ku humbi jetën një 67-vjeçare, e cila po ecte në trotuar. Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 15:40, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”.

Related article  Pedagogët rihyjnë në shesh në orën 10:00, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Nga pamjet e siguruara në vendngjarje, dyshohet se 27-vjeçarja Bleona Pashuku, e cila drejtonte automjetin e saj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit. Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga, është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese dhe më pas ka marrë përpara këmbësoren që ndodhej në trotuar.

Related article  E rende ne vendin tone, ngjarje trnditese ne fshatin Suk

Për shkak të përplasjes, ka humbur jetën 67-vjeçarja Edmonda Barbullushi, e cila në momentin e aksidentit po ecte në trotuar.