E papritur, Kryeministri ben prezantim per te paren here te

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një tjetër reformë e cila po merr vemendjen në administratën shtetërore, të pagëzuar “Shkalla e Meritës”, e cila sipas tij synon të ndryshojë mënyrën e rekrutimit dhe promovimit të punonjësve në institucionet publike.

Në kuadër të kësaj nisme, Rama njoftoi edhe krijimin për herë të parë të një Ministrie të Administratës Publike dhe Mirëqeverisjes, drejtimi i së cilës do t’i besohet Adea Pirdenit.

Kreu i qeverisë deklaroi se reforma synon të krijojë një administratë ku avancimi në karrierë të mbështetet te aftësitë profesionale, përgatitja dhe përkushtimi ndaj shërbimit publik, duke përfshirë edhe përdorimin e inteligjencës artificiale në proceset e modernizimit.

Related article  Ngjarje tragjike n 36-vjeçari rrëmben ish-partneren, detajet e trishta

Sipas Ramës, qëllimi është që qytetarët të jenë në qendër të shërbimeve shtetërore dhe administrata të mos funksionojë më si një mekanizëm burokratik që vështirëson zgjidhjen e problemeve të tyre.

“Pjesë e këtyre ndryshimeve, ku kemi thirrur në ndihmë IA-në, por jo vetëm, është edhe Shkalla e Meritës. Tjetër reformë që në thelb ka të bëjë me një pyetje shumë të thjeshtë: Si ta bëjmë administratën një hapësirë ku njerëzit më të aftë, më të përgatitur, më të përkushtuar dhe më të dëshiruar që t’i shërbejnë vendit nga ana e shtetit, të mund jo vetëm të hyjnë, por edhe të ecin përpara, kur hyjnë, në shkallën e hierarkisë në administratë?”, deklaroi Rama.

Related article  Krîm në familjen Demiri/ Nusja vrèt vjehrrën e saj – Ja emrat

Ai theksoi se ministria e re do të ketë përgjegjësi për organizimin e institucioneve, menaxhimin e burimeve njerëzore dhe rritjen e përgjegjshmërisë së administratës ndaj qytetarëve.

“Pjesë e kësaj reforme është edhe krijimi i Ministrisë së Administratës Publike, që i përkushtohet administratës dhe mirëqeverisjes, përfshirë organizimin e institucioneve, trajtimin e kapitalit njerëzor dhe përgjegjësinë e secilit brenda administratës ndaj qytetarit që troket, kërkon t’i qahet halli dhe kërkon që halli i tij të mos humbasë në oqeanin e burokracisë”, u shpreh kryeministri.

Related article  Detaje te reja per ngjarjen qe sh.okoi Tiranen

Reforma e prezantuar nga Rama synon kështu të vendosë një mekanizëm të ri për karrierën në administratën publike, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të zbatohet në praktikë kriteri i meritës në punësimet dhe promovimet brenda institucioneve shtetërore.