Ndryshon moti ne vendin tone, ja cfare pritet

Instituti i Gjeoshkencave informon se sot pasdite dhe nesër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Fier dhe Berat priten reshje mesatare.

Në qarqet Kukës, Dibër, Durrës dhe Tiranë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në këto qarqe priten shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Related article  Kate Middleton’s Purple Dress Is the Low-Effort Way to Look Put-Together All Spring — Shop the Style from $30

Nesër në Verilindje në lartësitë mbi 1300 m nga niveli i detit reshjet pritet të jenë në formë dëbore.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarkun e Vlorës.

Related article  Qetsori ben reagimin e forte

Përsa u përket temperaturave, nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 11 / 17°C, në vendet e ulëta: 10 / 17°C dhe në vendet malore: 4 / 10°C. Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.