“Pse Belinda Balluku po hesht! Gazetari i majtë: Ja marrëveshja

Zhvillimet më të fundit politike dhe përballja e zyrtarëve të lartë me drejtësinë kanë qenë në qendër të analizave në studiot televizive. I ftuar për të komentuar këtë situatë komplekse, gazetari Flogert Muça ka ndaluar veçanërisht te qëndrimi i zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila ndodhet nën hetim nga SPAK, organi i posaçëm që ka kërkuar edhe arrestimin e saj.

Sipas gazetarit, heshtja e gjatë publike e Ballukut nuk është aspak e rastësishme apo pasojë e ndonjë tërheqjeje individuale, por përbën një pjesë të mirëmenduar të një strategjie të përbashkët komunikimi me kryeministrin Edi Rama.

Related article  Emerimi i bujshem i Edi Rames

“Heshtja e Ballukut është pjesë e strategjisë së përbashkët të komunikimit të Ramës dhe Ballukut. Në gjithë këtë histori strategjia është që Balluku të mos flasë sepse është nën hetim. Kjo është pjesë edhe e strategjisë politike të përbashkët me veprimet që kanë ndërmarrë,” deklaroi ai.

Më tej, Muça nëvizoi se kreu i qeverisë ka vërejtur një lloj revanshi dhe qasjeje më të ashpër nga ana e SPAK-ut, çka e ka shtyrë atë të marrë masa mbrojtëse si në planin politik, ashtu edhe në atë ligjor. Duke iu referuar diskutimeve mbi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, gazetari vërejti se kryeministri e ka kuptuar që mungesa e një kuadri të qartë për hetim korrekt bëhet mjaft problematike kur proceset hetimore afrohen pranë derës së vetë pushtetit.

Related article  Mbi 80 policë japin dorëheqjen paa protestave të studentëve në Tiranë?

Pavarësisht kësaj klime me tensione të larta politike, Muça hodhi poshtë prerazi aludimet se brenda kabinetit qeveritar mund të ketë figura që po ushtrojnë presion apo shantazh ndaj kryeministrit.

Related article  Goditet grupi i dyshuar për fajde e knosje

Ai theksoi se Rama gëzon një kontroll absolut mbi ekzekutivin, duke e bërë të pamundur që vartësit e tij ta kërcënojnë apo ta kushtëzojnë atë. “Gjithçka mund të ndodhë, por duke e njohur Ramën, nuk janë personazhe që shantazhohen. Nuk mendoj se ka njeri në qeverinë e Edi Ramës që mund ta kërcënojë atë. Është pushtet i madh,” përfundoi gazetari analizën e tij.