Lali Eri dhe Agasi po bëheshin gati për …

Gazetari Lavdrim Lita ka ngritur pikëpyetje mbi transferimin e njëkohshëm të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe Ergys Agasit drejt burgut të Fierit, duke kërkuar të bëhet e ditur se kush e ka urdhëruar këtë lëvizje.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, Lita tha se ka patur dyshime mbi komunikime mes burgut të Durrësit dhe atij të Bradasheshit, ku ndodheshin Veliaj dhe Agasi.

Sipas gazetarit, këto zhvillime mund të kenë vënë në lëvizje Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe Shërbimin Informativ, të cilat dyshohet se i kanë përcjellë kryeministrit një informacion sekret mbi zhvillimet në burgje dhe situatën e protestave në bulevard.

Related article  E dhimbshme sa s’ka më! Ky është i riu qe nderroi jete tragjikisht

Lita e lidhi këtë çështje edhe me deklaratat e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, i cili ka përmendur pretendime për përpjekje për prishjen e rendit kushtetues.

“Në të njëjtën ditë është transferuar nga Bradasheshi drejt Fierit Ergys Agasi, një person që dihet statusi i tij në shoqërinë shqiptare, në raportet mes kryeministrit dhe bandave. Ka dyshime që ka pasur komunikime mes burgut të Durrësit dhe burgut të Bradasheshit, pra mes Erion Veliajt dhe Ergys Agasit, në raport me një person tjetër brenda PS-së dhe gjëra të tjera.

Related article  See Sylvester Stallone and Jennifer Flavin's Cutest Family Photos Through the Years as They Celebrate 29 Years of Marriage

Kjo ka ngritur antenat e shërbimit të kontrollit të brendshëm të burgjeve dhe shërbimit informativ, që i ka dërguar një informacion tepër sekret kryeministrit, për zhvillimet që po ndodhin njëkohësisht në bulevard dhe në burgje, prandaj është përmendja e Toni Gogut për Veliajn, për prishjen e rendit kushtetues. Është një gjë që ndërlidhet me akuzën politike që financon flamingot apo grupe brenda protestës. Duhet hetuar më thellë sepse të gjithë fshihen pas sekretit shtetëror. Edhe SPAK-u edhe zyrtarë të tjerë kanë të drejtën të flasin dhe ta sqarojnë këtë gjë, nëse Erion Veliaj ka pasur qëllime për revoltë në burgje, për të bashkërenduar me protestën dhe për të prishur rendin kushtetues, siç ka deklaruar Gogu në burgun e Fierit”.

Related article  Hëna e Plotë sjell ndryshime/ Meri Shehu zbulon çfarë pritet, nga lajmet e mira te zhgënjimet