Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e sotme në rrugën nacionale Pogradec–Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Lin, ku dy makina tip “Toyota” janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë pas gjashtë persona të plagosur.
Deri në këto momente që raportojmë ende nuk ka informacion të saktë mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve, ndërsa bëhet me dije se janë plagosur dhe d të mitur.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë, e cila mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve. Megjithatë, autoritetet ndodhen në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit.
Ndërsa pritet të kemi detaje të reja në vijim, për të zbuluar rrethanat e sakta të aksidentit si dhe gjendjen shëndetësore të të plagosurve.