Skip to content

Detaje te plota nga ngjarja e rende ndodhur diten e sotme

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, pranë fshatit Buzmadh.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen Touran, në të cilin udhëtonin tre persona, drejtuesi i mjetit, një grua dhe një i mitur, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Related article  Detaje te reja dalin nga ngjarja e rende ku humbi jeten nje i ri

Si pasojë e aksidentit, të tre kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier.

Burime nga spitali bëjnë me dije se gruaja dhe i mituri ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit vijon të jetë në sallën e operacionit, në gjendje të rëndë shëndetësore, nën kujdesin e mjekeve

Related article  Te fundit nga debatet e ashpra ne mbledhjen e GPS

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, po punohet edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

Related article  Rrëzohet avioni, humbin jetën të gjithë personat qe ishin brenda
Published inNEWS