Zbardhen detajet, Zbulohen identitetet (EMRAT)

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Chiari, në provincën e Brescias në Itali, ku një 21-vjeçar vrau me thikë nënën e tij në banesën e familjes. Bëhet fjalë për dy shqiptarë. Viktima është identifikuar si Meleqe Lusha, 39 vjeçe, ndërsa autori i dyshuar është Eduart Xhani, i lindur në San Bonifacio, në provincën e Veronës.

Related article  Zbulohet një detaj tjetër trnditës për Farukun

Pas krimit, i riu është larguar nga banesa, por disa kohë më vonë është paraqitur vetë në komisariatin e karabinierëve në Kremona, ku ka treguar atë që kishte ndodhur. Ndërkohë, efektivët që mbërritën në banesën në rrugën Tagliata gjetën trupin e pajetë të 39-vjeçares.

Related article  Revoltohet Grida Duma: Shqipërina e ka

Në vendngjarje kanë nisur hetimet specialistët e Seksionit të Investigimeve Shkencore të Karabinierëve të Brescias, të cilët po punojnë për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të zbardhur motivet e vrasjes. Deri më tani, autoritetet italiane nuk kanë dhënë detaje të tjera, ndërsa hetuesit po ruajnë rezervën për çështjen.

Related article  mesohet ja cfare ka bere se fundmi Adi Hila