Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy automjete, 6 persona të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat, ku janë përplasur dy automjete.

Related article  E zbulon moderatori: Zbulohet banori i parë i Big Brother VIP për sezonin e ri

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur gjashtë persona, tre në secilin prej automjeteve të përfshira në aksident.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Related article  Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte

Në vendngjarje ka mbërritur Policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Hetimet për ngjarjen vijojnë.

Related article  Gjendet trup i pajetë i dek*mpozuar në Kurbin, dyshohet se