Detajet e ngjarjes ku 21 vjecari i mori jeten nenes se tij

Ngjarja e rëndë ka tronditur Italinë, ku djali 21-vjeçar, Eduart Xhani vrau nënën e tij, Meleqe Lusha 39 vjeçe, gjatë natës mes të hënës, 2 nëntor, dhe të martës, në Chiari.

Sipas mediave të huaja, mësohet se kryebashkiaku i qytetit të Chiarit, Gabriele Zotti ka reaguar, duke shprehur se viktima ishte një grua punëtore dhe se ajo e kishte rritur e vetme djalin e saj, pasi ishte e divorcuar nga bashkëshorti.

Related article  Edi Rama jep LAJMIN E MIRË për këto 2 qytete të vendit

Gjithashtu, mësohet se Lusha punonte në Spitalin Civil të Breshias, ku mbështetej dhe te vëllezërit e saj, të cilët punonin në ndërtim. Ndër të tjera, kryebashkiaku thotë se 21-vjeçari ishte rritur dhe shkolluar në qytetin e Chiarit, ku thekson se nuk kishte pasur probleme apo sjellje të cilat mund të sillnin probleme.

Related article  I FUNDIT/ Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë se madhe ne vend

“Është një djalë që deri më sot nuk ishte raportuar për probleme. Kjo e bën edhe më të vështirë të kuptohet se çfarë ka ndodhur dhe çfarë e ka çuar drejt dhunës”, u shpreh Zotti.

Zotti u bën thirrje autoriteteve të vijojnë me zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan 21-vjeçarin në vrasjen e nënës së tij. Kujtojmë se vrasja ndodhi gjatë natës mes të hënës, 2 nëntor, dhe të martës, në Chiari, në provincën e Brescias në Itali, ku raportohet se një 21-vjeçar me origjinë shqiptare ka vrarë me thikë nënën e tij.