Pasi u nda nga gruaja…! Anila Hoxha rrëfen pengun e madh të jetës së avokatit Vishaj

Gazetarja Anila Hoxha ka kujtuar me fjalë prekëse avokatin Saimir Vishaj, i cili u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare, pas betejës me një sëmundje të rëndë.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha tregon se Vishaj kishte përfunduar pak ditë më parë seancat e terapisë dhe u kishte thënë miqve se e kishte mposhtur tumorin. Por, sipas saj, pa e kuptuar, ai po u jepte lamtumirën njerëzve të dashur, duke ruajtur deri në fund buzëqeshjen dhe forcën që e karakterizonte.

Gazetarja ndalet veçanërisht te dashuria e tij për familjen dhe malli që kishte për nipin, Grein, ndërsa përcjell edhe mesazhin që avokati la pas: të ecim gjithmonë përpara, edhe kur humbasim.

Related article  SPAK cakton masën “arrest në shtëpi” për kreun e SHISH, Vlora Hyseni/ Kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda

Postimi i plotë i Anila Hoxhës

“Avokati dhe profesori Saimir Vishaj , babai i Salvit dhe i Kleit, gjyshit i Greit; u nda nga jeta sot në moshen 60 vjeçare. Saimiri luftoi me sëmundjen e pashërueshme dhe para pak ditësh mbylli seancat e terapisë. Menduam se ja doli se keshtu e quante tumorin, një luftë të fituar.

Kështu na tha që e mundi ! Me shumë beteja në jetë , secila me e vështirë se tjetra, në të vërtete Saimiri po i jepte lamtumirën kujtdo që njihte , familjes së vjetër dhe familjes së re, miqve, juristëve , kolegëve e të afërmve në mynyrën e tij më origjinale dhe me te vecantë. Duke qëndruar fort në këmbë e duke rrëfyer se ne jetën e ndajmë me njëri – tjetrin, me njerëz që ikin e që vijnë, apo të njohur e të panjohur e për këtë ndikim që kemi duhet të jemi me te mirë e me më shumë dritë.

Related article  Moti bën kthesë të shtunën, ja kur vjen vjeshta e vërtetë!

Saimiri , miku i gazetarëve dhe jo vetëm ! Lamtumire Saimir , bashkohu me Even motrën që e deshe aq shumë dhe me prindërit. E di që ike me një mall të madh vecanërisht për nipin Grein, për të cilin lotet i mbaje në sy duke i mundur me buzëqeshjen e vlonjatit të fisëm . Por edhe me nje mesazh të fortë, na tregove se edhe ne rast se humbasim duhet të ecim përpara GJITHMONË!” ka shkruar ajo.

Related article  Tre vëllezër nderrojne jete ne ngjarjen e rende!