Cikloni të cilin e kemi lajmëruar shumë ditë më parë tanimë është në brigjet e Shqipërisë dhe pritet të rrugëtojë drejt Greqisë e Turqisë duke kushtëzuar reshje intensive atmosferike në proces.
Këto erëra tani që po i përjetojmë janë shenjë e afrimit të ciklonit të fuqishëm me qendër në jug të Italisë.
Reshje shiu priten që nga jugu i Shqipërisë deri në veri të Kosovës. Në malet më të larta priten reshje bore. Ndikimi ciklonik do të jetë më i fuqishmi gjatë ditës së Martë kur edhe po priten reshje atmosferike në të gjitha viset tona.
LEXO EDHE: “Doktori” i Fiks-it feston 52-vjetorin i harruar: Ata që i quaja miq e kolegë më kanë hapur gropën
Pas kalimit të reshjeve nga e mërkura do të fillojë stabilizimi gradual i motit edhe pse jo i plotë, ngase Kosova ende do të jetë nën pushtetin e vranësirave dhe reshjeve krejtësisht të dobëta atmosferike. Në Shqipëri nga e mërkura do të ketë më shumë diell.
Për shkak të depërtimit të masave më të ftohta ajrore me kthjellimin e motit afër fundjavës do të ketë ngrica në mëngjes, por temperaturat ditore do të fillojnë të rriten.
LEXO EDHE: Fundi i Taulant Ballës? Ka porositur…, i lidhur me bandat, ja çfarë po ndodh në qarqet e fshehta, pritet të
Kjo javë do të sjellë reshjet e shumëpritura të shiut edhe në rajonet ku nuk ka pasur reshje për një kohë shumë të gjatë. Normalisht reshjet do të ndikojnë në zbutjen e thatësisë ekstreme, por prapëseprapë nuk do të jenë të mjaftueshme për të ngopur tokën e etur nga mungesa e reshjeve për një kohë shumë të gjatë.
Me largimin e ciklonit gjatë mesit të javës dhe me afrimin e fundjavë në viset tona do të kemi fuqizimin e masave ajrore anticiklonike dhe njëkohësisht do të fillojë rritja e temperaturave sidomos në fundjavë për shkak të fuqizimit të rrymimeve ajrore nga jugu.
LEXO EDHE: Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027
Pra, fillimi i javës i ftohtë dhe me reshje atmosferike. Fundi i javës me mëngjese mjaft të ftohta, por me rritje të temperaturave ditore. Në mesjavë priten reshje të dobëta atmosferike. Në fundjavë nuk priten reshje fare.
Ishte ky me pak fjalë parashikimi i motit për këtë javë dhe për çdo ndryshim eventual do të njoftoheni gjatë javës në postimet tona të përditshme.