Ministria e Mbrotjes ka reaguar për plagosjen e rëndë të efektivit gjatë kryerjes së shërbimit në Bazën Ajrore të Kuçovës teksa ishte duke kryer detyrën si roje.
Në njoftim thuhet se efektivi me inicialet E.D, është plagosur në shpatull me armën e shërbimit, ku menjëherë pas ngjarjes ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Gjithashtu, bëhet me dije se efektivi ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Policia Ushtarake është duke hetuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi:
Ministria e Mbrojtjes informon se, më datë 3 nëntor 2026, rreth orës 16:46, gjatë kryerjes së shërbimit në Bazën Ajrore të Kuçovës, efektivi E.D është plagosur në shpatull me armën e shërbimit.
Menjëherë pas ngjarjes, efektivit iu dha ndihma e parë mjekësore dhe u transportua në Spitalin Rajonal të Beratit.
Sipas vlerësimit të mjekëve, parametrat jetësorë janë brenda normës dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Efektivi është nisur drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, për të vijuar trajtimin mjekësor të specializuar.
Policia Ushtarake ndodhet në vendngjarje dhe po vijon procedurat për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.